Manifestimi gjithëpopullor, “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka nisur sot dhe përfundon me ndezjen e zjarreve në Prekaz.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës ka publikuar edhe logon për shënimin e 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “26 vjet lavdi, Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” shkruhet në logo.
Pjesë e saj janë edhe figurat historike Shaban, Adem e Hamëz Jasharit bashkë me shqiponjën pas tyre. Për këtë ngjarje do flasim sot me Rexhep Shahun, gazetar, që ka mbuluar edhe luftën në Kosovë. (A2 Televizion)