Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

“Kosova t’i ofrohet NATO-s”, eksperti i sigurisë: NATO po ngre mur mbrojtës në Ballkan ndaj së keqes

Nga Tomorr Avdia
4 Mars 2024, 20:57 | Aktualitet

Kosova duhet të mos presë vetëm të marre siguri por edhe të japë aq sa mundet. Siç thotë eksperti i sigurisë Burim Ramadani në një interviste për Ditarin e Kosovës, shteti ne fakt duhet t’i ofroje NATO-s kapacitetet që ka ashtu siç kanë bërë edhe vendet e tjera në Ballkan.

Duke marrë shkas nga përurimi i bazës së Kuçovës, ai thotë se fare mirë aeroportin e Gjakovës Kosova mund ta vërë në dispozicion të NATO-s si mbështetëse e Kuçovës.

Armatosjet në rajon dhe prania e shtuar e NATO-s kanë vetëm një shpjegim, Rusia, Irani dhe Kina po tregohen të hapur për të hyrë, dhe NATO po tregon se ky rajon është vetëm perëndimor dhe kështu po ngre një mur mbrojtës.

Një këshillë e ka për shtetin e Kosovës edhe për flet arrestet e Rusisë në Interpol për policët e lartë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli