Presidenti Vuçiç paralajmëron sfidimin e rregullores së BQK-së për të dërguar paratë serbëve

Nga A2 CNN
2 Mars 2024, 13:21 | Aktualitet

Presidenti Vuçiç paralajmëron sfidimin e rregullores së

“Në periudhën në vijim do të detyrohemi të marrim vendime të ndryshme me të cilat do të gjejmë zgjidhje alternative për të dërguar paratë, që janë paga e pensione për njerëzit tanë në Kosovë. Askush nuk po ngutet për këtë çështje, ka thënë presidenti serbë Vuçiç.

Në një konferencë për media të shtunën, Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se tri gjëra po priten nga Serbia.

“Njohja de facto ose de jure e Kosovës, dhe heqja dorë nga mbështetja politike e ekonomike nga Republika Srpska; Vënia e sanksioneve ndaj Rusisë dhe qëndrimi anti-Kinë; Regjimi kukull në Serbi”, ka thënë ai para mediave.

Vuçiç ka thënë se Serbisë do t’i bëhet presion që t’i përmbushë këto tri kërkesa, e sipas tij, presioni do të vijë përmes institucioneve, organizatave, agjencive e politikanëve.

“Në fakt, tani më shumë se kurrë po kërkohet njohja urgjente de facto dhe de jure e Kosovës. Një arsye kyçe është fakti se në Ukrainë gjërat nuk po shkojnë ashtu si mendonin në Perëndim. Përkundër. Gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm, dhe rusët kanë iniciativën. E pëlqejnë apo jo, ekziston rreziku, dhe me shumë gjasë nëse do të isha Putin do t’i referohesha gjithmonë një precedenti si Kosova – ‘nëse mundët ta bënit Kosovën, ne mund të bëjmë disa territore’. Sepse ata në Perëndim e dinë, prandaj është e rëndësishme ta shpejtojnë çështjen. Nuk do të ketë presion mbi Kurtin. E vetmja gjë e rëndësishme për ta është që Serbia të mos ndërhyjë”, ka thënë Vuçiç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos