Ky është Sheramet Sejdiu, i mbijetuar nga masakra e ushtrisë serbe në Likoshan dhe Qeriz të Kosovës. Për A2 CNN rrëfen ditën e zymtë të 28 shkurtit të vitit 1998 që shënoi herën e parë të përplasjes mes agresorëve serbë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që rezultoi me lirinë e vendit. Me lot në sy, tregon që sakrifica e madhe ia ka vlejtur.
Me fillimi i luftës për liri në Kosovë, në fshatrat e Drenicës, Likoshan dhe Qirëz , te vendi i quajtur “Të tre lisat” u zhvilluan betejat e para mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave kriminele serbe. Aty mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat agresore rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.
Që në ditën e parë të luftimeve, forcat serbe kryen masakra ndaj civilëve, vetëm në familjen Ahmeti vranë 11 persona. Kurse familja Sejdiu në këtë betejë i dha lirisë së Kosovës 4 djemtë dëshmorë.
Sheramet Sejdiu, në moshën 82-vjeçare ka dhe një këshillë për të rinjtë, gjithashtu edhe për politikën. (A2 Televizion)