“Serbia do të niste luftën në Kosovë”, telefonata në Shtëpinë e Bardhë

Nga A2 CNN
29 Shkurt 2024, 20:36 | Aktualitet

“Serbia ishte bërë gati për të nisur një pushtim ushtarak në Kosovë”. Ky është një ndër “sekretet e Amerikës” që janë zbuluar nga revista prestigjioze amerikane, “Time”.

Artikulli hedh dritë për telefonatën që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë nga agjencia e inteligjencës, më 29 shtator për grumbullimin ushtarak të Serbisë në kufirin me Kosovën, vetëm 3 ditë pas sulmit të paramilitarëve serbë ndaj policisë së Kosovës në Banjskë.

“Ne ishim shumë të shqetësuar se Serbia mund të përgatitej për të nisur një pushtim ushtarak”, thotë një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, sipas asaj që shkruan kjo media. Zyrtarët amerikanë ishin vënë në dyshim se çfarë të bënin me këtë shqetësim serioz, ndërsa tensionet në veriun e Kosovës nuk kishin marrë vëmendje për shkak të Ukrainës dhe politikës së brendshme. 

“Kështu, si pjesë e një përpjekjeje për t'i bërë presion Serbisë që të tërhiqet, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan miratoi një kërkesë nga ekipi i tij në Europë për të deklasifikuar elementët e grumbullimit serb për publikim”.

Telefonata e zëdhënësit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby, u pasua me reagime të ashpëra, fillimisht nga Shtëpia e Bardhë, dhe më pas edhe nga aleatët europianë.

“Kirby dha informacione të reja për sulmin e 24 shtatorit ndaj oficerit të policisë kosovare dhe dha lajmin për dislokimin e fundit serb, duke zbuluar se ai përfshinte artileri të avancuar, tanke dhe njësi të mekanizuara të këmbësorisë. Ndërsa mbulimi u rrit, vendet europiane iu bashkuan SHBA-së në ushtrimin e presionit të ri diplomatik ndaj serbëve dhe Mbretëria e Bashkuar njoftoi një dislokim shtesë të trupave në Kosovë. Brenda pak ditësh, trupat serbe u tërhoqën”, shkruan Times.

Revista “Time” shkruan ky sekret i zbuluar nga inteligjenca amerikane, dhe me gjasë frenim i një pushtimi të Kosovës nga Serbia, ka ardhur pas mësimeve të nxjerra nga lufta e nisur nga Rusia kundër Ukrainës.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani