BE ia bën të qartë Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka integrim pa zbatimin e marrëveshjeve

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2024, 18:46 | Aktualitet

BE ia bën të qartë Kosovës dhe Serbisë: Nuk ka integrim

Bashkimi Europian vijon të paralajmërojë Kosovën dhe Serbisë në lidhje me procesin e integrimit pas zhvillimeve të fundit dhe bllokimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve.

Zëdhënësi Stano deklaroi se së fundi se dy vendet nuk do të mundet të përparojnë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, nëse nuk zbatojnë marrëveshjet dhe nuk ka përparim në normalizimin e marrëdhënieve.

“BE-ja shpreh keqardhje për përparim të kufizuar në zbatimin e Marrëveshjes, i cili mund t’u atribuohet të dyja palëve”, tha Stano.

Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve më 27 shkurt të vitit 2023.

Marrëveshja parasheh, mes tjerash, respektimin e ndërsjellë të pavarësisë dhe integritetit territorial, njohjen e dokumenteve, diplomave, targave, si dhe thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, sundimit të ligjit, shëndetësisë dhe të personave të zhdukur.

Serbia, gjithashtu, mori përsipër që të mos e bllokojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ndërsa Kosova pranoi që komunitetit serb t’i sigurojë një nivel të caktuar të vetëmenaxhimit, përkatësisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli