Kosova mund të mbetet jashtë integrimit, BE paralajmëron: Po ndërmerr veprime të njëanshme

Nga Rosalba Bejdo
7 Shkurt 2024, 17:47 | Aktualitet

Ndërsa Kosova kërkon me ngulm heqjen e atyre që i konsideron masa të padrejta ndaj saj, BE jo vetëm që nuk tërhiqet por ashpërson retorikën lidhur me lëvizjet e fundit për dinarin dhe strukturat paralele.

Zëdhënësi, Peter Stano, tha të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok, për shkak të, atyre që i quajti, veprime të njëanshme.

Po shohim shumë gjëra për të cilat kemi reaguar, sidomos në rastin e Kosovës, me veprime të njëanshme që kanë krijuar shqetësim për ne. Kjo krijon frikë në anën tonë se Kosova mund të mbetet jashtë dhe të mbetet prapa...

Stano i bëri thirrje Prishtinës dhe Beorgadit të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet për të cilat janë pajtuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja.

Sakaq, zëdhënësja, Ana Pisonero i rikujtoi të dyja vendeve se rruga drejt BE-së kalon nga dialogu dhe normalizimi i raporteve.

Mendoj se përgjigja është shumë e qartë, ne e kemi procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja, e kemi një shef të diplomacisë Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së, Miroslav Lajçak. Topi është në duar të dy palëve, ato të dyja palët e dinë se cilat gjëra duhet të bëhen.

Kosova po kritikohet nga Bashkimi Europian, për shkak të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ta ndaluar përdorimin e dinarit serb për transaksione me para të gatshme në gjithë vendin, si dhe për mbylljen e atyre që konsiderohen si struktura paralele.

Brukseli kërkon që Kosova t’i zgjidhë këto çështje në bisedime me Serbinë në dialogun e ndërmjetësuar prej tij.

A2 CNN Livestream

Dita jonë