Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po shënohet dita e dytë e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Krerët e shtetit, Presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjfuca, si dhe kryeministri Albin Kurti bënë homazhe në kompleks.
Ata thanë se sakrifica e familjes Jashari përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme të vetëdijes kombëtare. Po ashtu, u shprehën se Jasharajt mbeten udhërrëfyes për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.
Homazhe bënë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu, homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, si dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Në ditën e dytë te shënimit të Epopesë, janë edhe mijëra qytetarë duke bëre homazhe pranë varrezave të komandantit Adem Jashari dhe 58 familjarëve të tjerë të vrarë 26 vite më parë. (A2 Televizion)