Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një vizitë në Leposaviq, ku premtoi shndërrimin e një ndërtesë në maternitet.
Ai theksoi se kjo do t’i jepte fund një problemi afatgjatë të komunës së banuar me shumicë serbe, pasi gratë serbe udhëtojnë me orë për të shkuar në Novi Pazar për të lindur, shkruan A2.
“Ishim bashkë me ministrin e Shëndetësisë. Pamë nga afër edhe një objekt për ta vlerësuar mundësinë e kthimit të saj në maternitet që i plotëson nevojat e grave, në mënyrë që ato të mos e kenë nevojë të kalojnë kufirin të udhëtojnë me kilometra të tëra për të shkuar në Novi Pazar, ku po ua regjistrojnë foshnjat si banorë të Serbisë”, tha Kurti. (A2 Televizion)