Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbeturina

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 12:10 | Aktualitet

Prishtina shpall gjendje të jashtëzakonshme për mbeturina

Komuna e Prishtinës ka shpall gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet. Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama deri te kjo situatë ka ardhur, pasi koalicioni PDK-Lëvizja Vetëvendosje përmes plotësim-ndryshimit të rregullores po tentojnë ta pengojë angazhimin e kompanive private në menaxhim të mbeturinave.

Rama tha se me veprimet që kishin ndërmarrë përmes angazhimit të një kompanie private për mbeturinat situata ishte përmirësuar.

Kryetari i kryeqytetit u shpreh se përkeqësimi me menaxhim të mbeturinave ka filluar dhe po vazhdon në të gjitha pjesës e Prishtinës.

Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci u shpreh se veprimet e partive opozitare PDK dhe Lëvizje Vetëvendosje bien ndesh me ligjet e Kosovës.

Drejtori i Shërbimeve Publike paralajmëroi se do të vazhdojë përkeqësimi i situatës me mbeturina, por theksoi se do të ndërmarrin të gjitha veprimet.

Brestovci u shpreh se kompania “Pastrimi” në mungesë të logjistikës nuk ka shpërndarë as 250 kontejnerët e rinj dhe as nuk e ka bërë regjistrimin e kamionëve të rinj. Kosovapress (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos