Takimet në Bruksel, Kurti: Ja ku ndryshon Vuçiç në negociata nga ai që flet për mediat

Nga A2 CNN
5 Qershor 2024, 21:54 | Aktualitet

Takimet në Bruksel, Kurti: Ja ku ndryshon Vuçiç në

Në intervistën për emisionin “Debat” në A2 CNN, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënvizuar se palët kanë avancuar shumë në dialog dhe nuk është nevoja të sulmohet Kosova, kur është Aleksandër Vuçiç ai që synon të shkatërrojë marrëveshjen e Ohrit, e cila duhet vënë në zbatim.

“Ne kemi shumë më shumë se dialog ne kemi marrëveshje. Nuk është nevoja të theksojmë procesin kur kemi rezultatin. Pse nuk po respektohet marrëveshja, përgjigja është në Beograd. Ne kemi avancuar shumë në dialog, është sukses i madhe dhe i BE e SHBA kjo marrëveshje bazike, që ka aneksin zbatues të Ohrit si pjesë integrale. Takimet nuk janë thelbi, thelbi është marrëveshja. Vuçiçi ka interes që të shkatërrohet marrëveshja, unë kam interes që të mbrohet marrëveshja.”

I pyetur nga moderatorja Alba Alishani se si janë përballjet me Vuciç në të njëjtën tryezë në Bruksel, Kurti zbuloi disa detaje, duke dashur të theksoj se ai asnjëherë nuk ka përdorur gjuhë të ashpër apo fyese ndaj Presidentit të Serbisë.

“U bënë shumë aso tryezash. Në ato takime unë kam respektuar gjithmonë rregullat e negociatave. Gjuha e dialogimit është anglishtja dhe gjatë këtyre 3 viteve me këto takime, nuk mund të gjeni asnjë moment të vetëm, ku unë kam përdorur ndonjë fjalë që nuk është e përshtatshme edhe për fëmijët, e që nuk mund të thuhet për palën tjetër.” (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos