Asociacioni, bisedimet e kryenegociatorëve me Lajçak përfundojnë pa takim trepalësh

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 15:47 | Kosova

Asociacioni, bisedimet e kryenegociatorëve me Lajçak

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë u takuan sot në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviç, zhvilluan takime të ndara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak.

Fillimisht u tha se një takim trepalësh mund të mbahej nëse do të kishte vullnet, por në fund ai nuk është zhvilluar. Bislimi deklaroi të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e atij që u zhvillua më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Sipas burimeve evropiane, në axhendën e takimeve ishte diskutimi për propozimin e ri mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat e tjerë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos