Sondazh: A duhet të zbatohet leja menstruale në Shqipëri?
  • Po 71%
  • Jo 24%
  • Nuk e di 5%

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel, diskutohet për Asociacionin

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2023, 11:07 | Kosova

Dialogu Kosovë-Serbi, kryenegociatorët takohen sot në Bruksel,

Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel për të diskutuar mbi zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë Petar Petkoviq, do të zhvillojnë fillimisht takime të ndara me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak. Më pas, nëse do të ketë vullnet nga palët, mund të ketë edhe takim trepalësh.

Bislimi deklaroi të mërkurën se takimi i 16 nëntorit është vazhdimësi e atij që u zhvillua më 26 tetor me liderët e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe bllokut evropian.

Ndërsa Petkoviq ka bërë të ditur më herët se në Bruksel do të shkojë me një ekip ekspertësh.

Sipas burimeve evropiane, në agjendë të takimeve do të jetë diskutimi për propozimin e ri mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, por edhe për hapat e tjerë në zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve.

Ditari A2 CNN