Fëmijët dhe pensionistët do të marrin nga 100 euro shtesë këtë fundvit.
Njoftimi është dhënë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Besoj ju kujtohet premtimi që çdo vit secili fëmijë do të përfitojë 50, 100 apo 150 euro, varësisht nga të ardhurat e prindërve. Sivjet kemi vendosur që të gjithë fëmijët pa dallim të përfitojnë nga skema dhe shuma e përfitimit të jetë 100 euro. Për të gjithë pensionmarrësit këtë fundvit, me qëllim të lehtësimit të kostos së jetesës për këtë kategori të cenueshme, do të miratojmë shtesën e njëhershme prej 100 eurove, përveç pensionit të rregullt mujor që marrin”, tha Kurti.
Ky vendim pritet të marrë dritën jeshile në mbledhjen e qeverisë. (A2 Televizion)