Persona të armatosur rëndë grabitën, mëngjesin e së premtes, një pikë karburanti të ndodhur në aksin rrugor Ferizaj-Prishtinë.
Situata është rënduar më tej, pasi në vendngjarje shkoi menjëherë policia, e cila hasi në zjarrin e armëve të grabitësve, të cilët më pas u larguan me shpejtësi me një makinë.
Fatmirësisht, nga të shtënat në drejtim të makinës së policisë nuk pati të lënduar, teksa autorët dyshohet se kanë qenë katër.
Momenti është kapur nga kamerat e sigurisë së karburantit dhe pritet të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe vendosjen e autorëve të këtij krimi të rëndë përpara drejtësisë. (A2 Televizion)