Grabitje me armë në Kosovë, 4 autorët qëllojnë në drejtim të policisë, plagosen dy efektivë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2023, 17:37 | Kosova

Grabitje me armë në Kosovë, 4 autorët qëllojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Suharekë, ku dy efektivë policie kanë mbetur të plagosur pasi është shkëmbyer zjarr me 4 persona të armatosur që po grabisnin një argjendari.

Policia ka marrë informacione se persona të armatosur ishin futur për të grabitur një argjendari dhe menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes. Policia është përballur menjëherë me reagimin e autorëve, të cilët kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur dy efektivët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka konfirmuar se efektivi i policisë është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 4 autorët kanë arritur të largohen, por është bërë i mundur identifikimi i tyre.

Grabitje me armë në Kosovë, 4 autorët qëllojnë (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos