Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt: Koha që të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme

Nga A2 CNN
24 Maj 2024, 16:58 | Kosova

Krasniqi letër Kurtit, Abdixhikut dhe Haradinajt: Koha që të

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë sot të ditur se u ka dërguar një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë letër, siç shpjegon vetë, Krasniqi ka ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Sipas Krasniqit, mbajtja e zgjedhjeve është një "domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike." PDK ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

MEMLI KRASNIQI NË FACEBOOK

“Sot, ua kam dërguar nga një letër kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ku kam ritheksuar qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për nevojën e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.

Në takimet e fundit që i kam zhvilluar me secilin lider të këtyre partive parlamentare, kam shprehur qëndrimin se zgjedhjet sot janë një domosdoshmëri qytetare dhe jo një dëshirë politike, andaj tani është koha që të veprojmë të koordinuar dhe me hapa konkret.

Kosova dhe qytetarët tanë kanë nevojë për një qeveri të re që fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien qytetare dhe integrimin euro-atlantik. Zgjedhjet e reja janë thelbësore për të krijuar një Kuvend funksional që është në shërbim të interesit qytetar.

Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar datat 30 qershor ose 7 korrik për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe për shkak të afatave ligjore dhe kushtetuese, për të arritur njërën nga këto data, mocioni procedural për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, do të duhej të votohej më së largu deri më 29 maj. Andaj, edhe sot, unë i ftoj të gjitha partitë parlamentare që të koordinohemi e të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve tanë.”

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi