Aksion kundër mallrave kontrabandë, Policia e Kosovës dhe dogana bastisin farmacitë në veri

Nga Erjon Dervishi
7 Mars 2024, 15:39 | Kronikë

Aksion kundër mallrave kontrabandë, Policia e Kosovës dhe dogana

Dogana dhe policia e Kosovës kanë zhvilluar kontrolle në disa farmaci në veriun e banuar me shumicë serbe, lidhur me dyshimet për kontrabandë me barna dhe pajisje mjekësore.

Radio Evropa e Lirë që citon burime të doganës, bën me dije se një sasi e konsiderueshme e barnave të kontrabanduara ishte zbuluar në 2 farmaci në Zvecan dhe Zubin Potok, ndërsa ishte bastisur edhe një objekt për shitjen e mallrave me shumice.

Siç thuhet, informacionin për produkte të paligjshme, autoritetet e kishin marrë nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, bëri të ditur se kontrolle janë kryer edhe në Mitrovicë të Veriut, ku po ashtu është vënë në shënjestër një farmaci. Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kryejnë bastisje në veri të Kosovës, nën dyshimet për mallra të kontrabancura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos