Sulmi terrorist në Banjskë, vendimi i gjykatës lë në burg 3 serbët

Nga Tomorr Avdia
23 Shkurt 2024, 17:22 | Kronikë

Sulmi terrorist në Banjskë, vendimi i gjykatës lë në

Gjykata e Prishtinës ka konfirmua se tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë: Dushan Maksimoviq, Vladimir Toliq dhe Blagoje Spasojeviq, ua ka vazhduar paraburgimin edhe 2 muaj.

Sipas këtij vendimi të marr nga gjyqtari Valon Kurtaj, të pandehurit do të qëndrojnë në paraburgim deri më datë 24.04.2024. Gjykata e mori këtë vendim, pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e kësaj mase të sigurisë, e cila po aplikohet prej datës 26.09.2023.

Në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit thuhet se të pandehurit Vladimir Toliq dhe Blogoje Spasojeviq me një grup personash ende të paidentifikuar në mënyrë të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme ushtarake, të rënda, me dashje, pasi që kanë hyrë ilegalisht në Kosovë, me dhjetëra vetura dhe të mbushura me armatim, fillimisht kanë bllokuar rrugën me dy kamioneta me qëllim të vënies në pritë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës, e pastaj i kanë sulmuar me granatë dhe armë të ndryshme.

Si pasojë, thotë Prokuroria Speciale, ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, si dhe është plagosur zyrtari tjetër policor Alban Rushiti. Ndërsa i pandehuri tjetër Dusan Maksimoviq, sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, me dashje iu ka ofruar ndihmë pjesëtarëve të grupit të organizuar dhe të armatosur me armë të llojeve të ndryshme ushtarake, të rënda, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos