“Ja si të bëni bomba motolov”, serbët në veri me fletushka që nxisin sulme ndaj policisë

Nga Tomorr Avdia
13 Shkurt 2024, 20:04 | Kronikë

Pas parullave për ushtrinë serbe në Kosovë, erdhën fletushkat. Në këto pankarta të shpërndara në veri, serbëve u bëhet thirrje që t’i bëjnë rezistencë policisë së Kosovës.

Autoritetet ngrenë dyshimet se pas tyre qëndrojnë strukturat e shtetit serb. Policia e Kosovës nisi hetimet në Mitrovicën e Veriut, lidhur me fletushkat e shpërndara që bëjnë thirrje për dhunë dhe nxitje të urrejtjes. Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për A2 CNN, se dyshohet se këto fletushka u shpërndan gjatë protestës për dinarin.

“Fletushkat, që janë nënshkruar nga "Mbrojtja Popullore", të cilat janë shpërndarë në kanale të ndryshme në Telegram, përmbajnë udhëzime të supozuara për rezistencë ndaj policisë së Kosovës. Ndër të tjera, në këto fletushka, thuhet se policia e Kosovës duhet të qëllohet me ndonjë mjet, të pështyhen pjesëtarët policorë e të ofendohen. Pastaj, të thyhen makinat policore me ndonjë mjet si dhe jepen instruksione si të bëhen koktej molotovi dhe të ngjashme. Këtyre kërcënimeve policia është e gatshme t’u përgjigjet në çdo kohë”, thekson, Elshani.

Këto thirrje dhe mesazhe për Kryesuesin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglanin janë kërcënim për të gjithë që jetojnë në këtë rajon, por edhe për situatën e sigurisë në veri.

“Ato mesazhe janë destabilizuese. Por, këto janë organizata të ndryshme që po funksionojnë si dhe janë shpërndarë dhe faqe e në rrjete sociale si në Facebook”, tha Uglani.

Burime të A2 CNN kanë bërë të ditur se një protestë është duke përgatitur për datën 24, shkurt nga struktura e "Listes serbe". Ata janë në koordinuara me strukturat ilegale dhe te dirigjuara nga Beogradi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos