Policia nxjerr pamjet, momenti kur “skifteri” 40-vjeçar nga Laçi vjedh makinën e parkuar

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2024, 10:04 | Kronikë

Policia nxjerr pamjet, momenti kur “skifteri” 40-vjeçar nga

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë në Kurbin. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet G. N.

“Gjendet brenda 24 orëve automjeti i vjedhur, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar. Menjëherë pas kallëzimit të marrë nga shtetasi L. L., banues në Laç, se i kishin vjedhur automjetin e tij “Lancia” të cilin e kishte patur të parkuar te parkimi poshtë pallatit, shërbimet e Policisë Kurbin kanë intensifikuar kontrollet e monitorimet, me qëllim lokalizimin e gjetjen e mjetit si dhe identifikimin e arrestimin e autorit.

Si rezultat, në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe vlerësimit të çdo informacioni policor për këtë rast, gjatë mesnatës, shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur në një rrugicë dytësore dhe autori po tentonte të largohej së bashku me automjetin në drejtim të një qarku tjetër me qëllim shitjen e mjetit.

Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por nuk ka mundur dhe në këto kushte, duke shfrytëzuar edhe përfituar nga errësira e natës, ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap.

Falë punës së mirëfilltë operative hetimore është bërë e mundur identifikimi, kapja e arrestimi i autorit të dyshuar shtetasit G. N. 40 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu