Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Zbulohet ambulanca spiune serbe pranë stacionit të policisë në Prishtinë

Nga Ideal Gola
31 Janar 2024, 20:02 | Kronikë

Zbulohet ambulanca spiune serbe pranë stacionit të policisë

Prej orësh, policia e Kosovës po zhvillon një operacion në një strukturë pranë një stacioni policor në Prishtinë, e cila dyshohet të jetë përdorur nga serbët për spiunazh.

Gazetari i A2 CNN në Prishtinë, Ideal Gola, raporton: “Një zyrë, ngjitur me stacionin policor në Prishtinë, ka qenë strehë e një organizate jo qeveritare serbe, por së fundmi është përdorur edhe për të dhënë shërbime mjekësore. Sipas të dhënave të fundit të autoriteteve të Kosovës nuk ka qenë duke respektuar legjislacionin në Kosovë.

Me këtë rast, prokuroria e Prishtinës ka urdhëruar një bastisje, e cila është ende duke vijuar. Nga të dhënat e para, dyshohet se përbënte rrezik për sigurinë e Kosovës. Ministri i Brendshëm tha se veprimtaria e kësaj organizate, pranë stacionit të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Themelore, përbënte rrezik për sigurisë”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu