Një ngjarje që tronditi opinionin publik në Kosovë, por jo vetëm ishte vrasja e Liridona Ademajt. Kjo çështje është rikthyer sërish në vëmendje për shkak të publikimit të disa dëshmive të dhëna nga të dyshuarit në polici. Hetimet për ngjarjen janë duke vijuar ndërsa sot bëhen dy muaj nga ngjarja e rëndë.
Nga dëshmitë e fundit ka disa kontradikta në dëshminë e të dyshuarit kryesor Naim Murseli, i cili tashmë ka thënë se ka pasur një problem familjar që e ka shtyrë atë të kërkojë divorcin, por që nuk është dhënë nga e ndjera Liridona, ndërsa e ka mohuar të jetë i përfshirë. Në anën tjetër, autori i dyshuar i vrasjes, Granit Plava, i ka nxjerrë zbuluar si Naimin ashtu edhe të dyshuarin tjetër të përfshirë në këtë ngjarje, duke thënë se i kanë bërë presion për të kryer krimin.
Gazetari i A2 CNN në Kosovë, Ideal Gola, i ka shkëputur një intervistë avokatit Arbër Jashari, i cili thotë se ka prova të mjaftueshme që të nisë procesi gjyqësor. Madje, sipas tij, ka prova që të jepet edhe dënimi për të dyshuarit.
“Pavarësisht nga deklaratat e të dyshuarve, kjo nuk do ta ndryshojë shumë thelbin e çështjes. Nga ajo që kemi parë, mund të arrijmë në përfundim se prokuroria ka prova të mjaftueshme ose do të sigurojë prova të mjaftueshme, të cilat zbardhin në tërësi çështjen ose mënyrën sesi është kryer vepra dhe kush e ka kryer atë, por edhe motivet”, shprehet avokati. (A2 Televizion)