Kurti me ministrat shkojnë për ngushëllim te familja e të riut që u vra në Podujevë

Nga Tomorr Avdia
23 Janar 2024, 19:43 | Kronikë

Kryeministri Albin Kurti, ministrat Xhelal Sveçlla e Albulena Haxhiu dhe deputeti Fitim Haziri kanë shkuar për ngushëllime te familja e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu që u vra para disa ditësh.

“Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe u shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve. Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore”, ka theksuar kryeministri Kurti.

Lulzim Fejzullahu, 18-vjeçar nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me makinë  nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Fejzullahu u dërgua për trajtim në Spital, pasi mori lëndime të rënda nga dy persona të dyshuar. Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi 18 vjeçar ndërroi jetë të shtunën në QKUK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos