Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, autorët mund t’ia hedhin paq me 5 vite burg

Nga A2 CNN
22 Janar 2024, 20:22 | Kronikë

Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, autorët mund t’ia

18-vjeçari Lulzim Fejzullahu, nga Podujeva, gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga persona të dyshuar të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.

Si pasojë e plagëve të marra Lulzimi ndërroi jetë të shtunën, por ngjarja që tronditi opinionin publik në Kosovë nuk ka lënë indiferente  institucionet e qeverisë lokale.

Sot kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi. Tema e kësaj mbledhje ishte "Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Sipas juristit Lavdim Mekshana autorët sipas ligjit do të dënoheshin jo më pak se 5 vite burg për shkak të moshës.

A2 CNN Livestream

A2 Sport