Policia e Kosovës gjatë një operacioni të kryer në Mitrovicën e Veriut ka konfiskuar 59 pajisje që përdoreshin në një fermë kriptovalutash.
Operacioni është zhvilluar në rrugën “Çeta e Minatorëve” në orët e paradites të së mërkurës, ku policia ka ndërhyre në dy shtëpi.
Nuk ka të arrestuar nga ky operacioni, ndërsa Dogana e Kosovës e ka cilësuar prodhimin e parave digjitale përmes kësaj mënyre kundërvajtje doganore. (A2 Televizion)