Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli ndryshon dëshminë, flasin avokatët për A2 CNN

Nga Xhevahir Qardaku
1 Shkurt 2024, 16:22 | Kronikë

Dyshohet se porositi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli ndryshon

Teuta Zhinipotoku dhe Dr.Sc.Spec, Shemsedin Pirraj, avokatët e Naim Murselit, i cili akuzohet se porositi vrasjen e gruas së tij disa kohë më parë, kanë folur në lidhje me deklaratën e tij, dhënë pranë Prokurorisë së Prishtinës.

Në një prononcim ekskluziv për A2 CNN, ata thanë se, Murseli ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në rajonin e policisë në lidhje me ngjarjen, ndërsa ka mohuar përfshirjen e tij në këtë vrasje.

“Dëshmia e të pandehurit Naim Murseli ka mbaruar. Sot është kryer deklarimi i tij pranë Prokurorisë themelore në Prishtinë, i cili në tërësi e ka mohuar versionin e dhënë gjatë intervistimit në polici.

Deklarata e tij ka qenë e dhënë në detaje në shpjegimin e ngjarjes por ka mohuar implikimin e tij në këtë rast.

Informatat, të cilat janë publikuar lidhje me raportet e tendosura në mes të bashkëshortëve lidhur me besnikërinë e tyre i pandehuri në tërësi i ka mohuar. Prokuroria  vazhdon me grumbullimin e provave të mëtejshme.”, u shprehën për A2 avokatët e Naim Murselit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani