Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në rrugën "Hajrullah Zymi" në Fushë Kosovë, ku një kamion dyshohet se ka goditur një këmbësor.
Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet se viktima ka mbetur e shtrirë në rrugë.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, gruaja ishte duke kaluar në vija të bardha në momentin që është goditur nga kamioni.
A2CNN ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione mbi ngjarjen, por institucioni ende nuk është prononcuar me një përgjigje.
(A2 Televizion)