Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Atentat pas seancës në OKB? Kurti konfirmon: Kërcënohem nga strukturat e Serbisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2024, 13:37 | Kronikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmon se ka marrë shumë kërcënime nga struktura të Serbisë. Këtë e bëri në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas raportimit të Radio Televizionit të Kosovës se pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka patur përpjekje për vrasjen e kryeministrit Kurti në Shkup, ku ka qëndruar mbrëmjen e së premtes.

“Nuk jam ndjerë i rrezikuar”, konfirmon shefi i qeverisë, ndërsa nënvizoi se ka parë forca të shumta policore gjatë mbledhjes që zhvilloi me partitë simotra të socialistëve.

“Unë kam mësuar që ka shumë kërcënime nga individë  e struktura të cilët i kanë rrënjët e tyre në Beogradin zyrtar. Unë sa erdha nga Shkupi këtu, nuk jam ndier i rrezikuar veçse kam parë që kishte shumë forca policore të cilët u kujdesën për këtë mbledhjen që e mbajtëm në Shkup me partitë social demokrate e ku mysafiri special ishte kryetari i Partisë Social Demokrate gjermane, i cili kishte ardhur nga Berlini”, deklaroi Kurti.

RTK shkruan se vlerësimet për kërcënimin e jetës së Kurtit kanë qenë serioze, veçmas duke marrë parasysh se ato kanë ardhur nga disa burime të informacionit.

Gjithashtu raporton se për këtë çështje ka patur një gërshetim operativ serb, me atentatorë të mundshëm nga ekstremistët serbo-maqedonas, të afërt me federatën ruse.

 

A2 CNN Livestream

Dita jonë