Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të zkuzuar për krime lufte ndaj popullsisë civile gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë. Sipas njoftimit të pOlicisë së Kosovës ai akuzohet edhe për dhunë seksuale.
Njoftimi i Policisë Kosovë
Prishtinë, 04 Mars 2024 –
Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”.
I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04.03.2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile - Dhunë seksuale‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
(A2 Televizion)