Dy persona mbetën të plagosur pasditen e së enjtes në Prishtinë si pasojë e të shtënave me armë, në një ngjarje ende të paqartë.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, i cili tha se të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare.
“Rreth orës 16:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Mon Balaj’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se dy persona kanë marrë lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Borovci. (A2 Televizion)