Ishin mbjellë 400 rrënjë kanabis, zbulohet shtëpia e barit në veri të Kosovës

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 21:19 | Kronikë

Ishin mbjellë 400 rrënjë kanabis, zbulohet shtëpia e barit

Policia e Kosovës bën me dije se ka zbuluar një ambient të mbyllur në veri të vendit brenda së cilit ishin mbjellë më shumë se 400 rrënjë bimësh narkotike kanabis sativa.

Shtëpia e barit u gjet pas një pune hetimore disaditore në fshatin Miokovicë të Leposaviqit.

Deri në këto moment raportohet se një person është arrestuar në kushtet e flagrancës për kultivimin e bimëve narkotike, teksa një i dytë u shpall në kërkim.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën pajisje të nevojshme për kultivimin e bimëve narkotike dhe një armë zjarri, e municione. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos