Ngjarje e rëndë në Kosovë, vajza sulmon me thikë babanë

Nga A2 CNN
7 Maj 2024, 18:08 | Kronikë

Ngjarje e rëndë në Kosovë, vajza sulmon me thikë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shtime të Kosovës, ku vajza raportohet të ketë plagosur me thikë babanë e saj.

Sipas policisë, vajza dhe babai i saj kanë pasur një mosmarrëveshje më herët dhe më pas ajo ka marrë thikë dhe e ka sulmuar atë.

“Palët e involvuara në rast janë dërguar për tretman mjekësor në qendrën emergjente ne Shtime. Lidhur me rastin është kontaktuar dhe njoftuar prokurori kujdestar, dhe me urdhrin e tij e dyshuara ndalohet për 48 orë dhe dërgohet në qendrën e ndalimit Ferizaj”, tha zëdhënësi i policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos