Ndalohet pasagjeri në aeroportin e Prishtinës, kishte municione në valixhe

Nga A2 CNN
6 Janar 2025, 10:29 | Kronikë

Ndalohet pasagjeri në aeroportin e Prishtinës, kishte municione

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se në valixhen e një shtetasi kosovar janë gjetur 50 fishekë.

Të dyshuarit i është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, burri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt – thekson Policia e Kosovës.

"Është raportuar se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar në arritje oficerët e doganës kanë gjetur 50 fishekë.

Nga i dyshuari është sekuestruar municioni dhe, me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.” – thuhet në Raportin e Policisë.

Rasti është raportuar rreth orës 11:50 më 05.01.2025, ndërsa Policia rastin e ka klasifikuar si “armëmbajtje pa leje”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos