Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë konfiskuar bomba, armë dhe jelekë antiplumb gjatë një bastisje në një shtëpi në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, pronar i shtëpisë e cila gjendet prapa shkollës 'Sveti Sava' në veri të Mitrovicës, është Aleksandar Jakshiç, i cili ka arritur t'i ikë policisë. Mësohet se personi në fjalë është i njohur si diler i narkotikëve, ndërsa policia është në kërkim të tij.
Gazetari i A2 CNN, Ideal Gola, raporton se gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar:
1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamufllazhi etj.
Ndaj Jakshiç, i datëlindjes 1992 dhe V.J. i lindur më 1978, nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim (A2 Televizion)