Sekuestrohen kompjuterë dhe dosje, prokuroria bastis Ministrinë e Mjedisit, 2 të dyshuar

Nga A2 CNN
8 Tetor 2024, 20:05 | Kronikë

Hetuesit policorë kanë bastisur sot Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës. Raportohet për disa materiale, kompjuterë, dosje e dokumente të sekuestruara gjatë kontrollit. Dy persona janë të dyshuar për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Policia e Kosovës shkoi që në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan A2.

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë në fjalë, Izedin Bytyqi, nën shoqërimin e policisë është larguar nga objekti i këtij institucioni. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se aksioni lidhet me dy personat e dyshuar për shpërdorim të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos