25-vjetori i Çlirimit, Tony Blair: Vendimi për të ndërhyrë ishte i duhur, të qëndrojmë pranë Kosovës

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 10:30 | Politikë

Në konferencën për shtyp me presidenten e Kosovë, Vjosa Osmani, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka rikujtuar edhe njëherë momentin kur vendi i tij mori vendimin për t’iu bashkuar sulmeve të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë.

Blair shprehu edhe njëherë bindjen se kjo ishte gjëja e duhur që duhej bërë, teksa shtoi se mezi pret që ta shohë Kosovën në familjen e Kombeve.

“Është një çast emocionesh të thella. Nderime popullit të Kosovës për guximin e tyre dhe vendosmërinë e tyre që ta shfrytëzojnë dhe t’ia shohësh të mirën çlirimit. Atëherë isha i bindur që ishte gjëja e duhur për të bërë edhe tani jam i bindur që duhet të rrimë krahë njerëzve të Kosovës në mënyrë që e ardhmja e Kosovës të jetë në linjë me meritat e njerëzve të saj. Këtu po ndodhin gjëra pozitive që janë mësim për të gjithë botën dhe pres me padurim ditën që Kosova do të zërë vendin e duhur në familjen e Kombeve”, tha Blair. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos