Anëtarësimi në BE dhe heqja e masave, Presidentja Osmani priti në zyrë ministrin hungarez për Europën

Nga Xhevahir Qardaku
10 Dhjetor 2024, 20:03 | Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me ministrin hungarez për çështjet e Bashkimit Europian, Janos Boka.

Ata diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë, gjithashtu edhe forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Presidenca e Kosovës njofton se zonja Osmani kërkoi mbështetje për avancimin e aplikimit për statusin e vendit kandidat për në BE dhe heqjen e masave të vendosura pa të drejtë.

“Presidentja Osmani theksoi nevojën e qëndrimit unik të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të shmanget përsëritja e sulmeve të tilla terroriste nga bandat kriminale, të cilat mbështeten, trajnohen dhe financohen nga Serbia”, lexohet në njoftimin e presidencës së Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri hungarez është pritur nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ministrja e jashtme, Donika Gërvalla, dhe kreu i misionit KFOR.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos