Dinari diskutohet në Bruksel, Lajçak: Jam optimist për një marrëveshje

Nga A2 CNN
15 Maj 2024, 10:16 | Politikë

Dinari diskutohet në Bruksel, Lajçak: Jam optimist për një

Sot pritet të mbahet në Bruksel raundi i ri i dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ku negociatorët kryesorë do të diskutojnë vendimin e Bankës Qendror të Kosovës për dinarin.

Delegacioni i Kosovës do të drejtohet nga Bisnik Bislimi, ndërsa ai i Beogradit nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviç.

Ky është raundi i shtatë i dialogut, ku do të diskutohet çështja e ndalimit të dinarit si monedhë përdorimi në Kosovë. Të hënën, emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, tha se është i bindur se palët do ta arrijnë një marrëveshje.

Ndërkaq, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se nga Kosova dhe Serbia pret që të tregojnë fleksibilitet dhe gatishmëri për të arritur një kompromis.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli