Fushata elektorale në Kosovë, Haradinaj: Anëtarësimi në NATO është garanci për sigurinë

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 20:31 | Politikë

Koalicioni për Kosovën fituese ka mbajtur tubim elektoral me gra të Deçanit.

Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike, anëtarësim në NATO e rritje të pagave në sektorin publik.

“Koha është produkti më i çmueshëm, nuk ka asgjë më të shtrenjtë se koha se koha kalon. Ne duhet të jetojmë sot edhe duhet të kemi suksese sot, ne duhet të fitojmë sot. Nuk mund të jetojmë në kërkim të një fitoreje që nuk na vjen. Nuk mund të jetojmë në kërkim të diçka që diku është.

Çdo gjë na duhet sot, e për me ndodhë sot është 9 shkurti. Më 9 shkurt ne vendosim çka ndodhë me ne edhe a ndodhë në kohë. Siguria është gati e para, sikur në shtëpi mos me guxu me lënë shtëpinë vet, kerrin vet, dyqanin vet, fëmijët që të shkojnë vet në shkollë.

Siguria është e para që ja vendosin mendjen tërë popujt. Edhe ata që kanë bërë siguri të madhe kanë bërë edhe zhvillim, ekonomik dhe jetë. Mënyra më e sigurt për të bërë siguri edhe me pas të përjetshme dhe mos me tu lëkund kurrë është me hy në NATO”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos