Zgjedhjet e 9 shkurtit,  KQZ do të vendosë kamera në vendvotime

Nga A2 CNN
30 Janar 2025, 20:12 | Politikë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, ka bërë me dije se vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore.

Valmir Elezi, zëdhënës për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në lidhje me këtë çështje tha se kamerat do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë e pranishme kabina e votimit në qendrat e votimit në Kosovë.

Sipas Elezit ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë me kohë të përkohshme deri tek shkatërrimi i materialit zgjedhor.

Në mbledhjen e fundit anëtari i KQZ-së Arianit Elshani paralajmëroi komisionarët dhe anëtarët e tjerë që do të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve, se në çdo klasë do të ketë kamera të vëzhgimit dhe se çdo veprim që mund të rrezikojë apo cenojë procesin zgjedhor do të ndiqet penalisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos