Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka refuzuar të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit, dhënë në gazetën spanjolle “El Mundo”, për të cilën tha se ka promovuar stabilitet.
Pas homazheve në nderim te akademikut Minir Dushi, Kurti është pyetur nga mediat në Kosovë se kush e ka shtyrë të ndryshojë mendje për Marrëveshjen e Uashingtonit, por nuk ka pranuar te shprehet, shkruan A2 CNN.
Marrëveshjen e arritur më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë, e nënshkruar mes kryeministrit të atëhershëm Avdullah Hoti dhe Presidentit amerikan, Donald Trump, Kurti e pati kritikuar bashkë me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje. (A2 Televizion)