Pavarësisht gjobave të majme të shqiptuara, po vazhdojnë ende sulmet me tone të ashpra mes partive politike.
Sërish ka pasur përplasje verbale dhe akuza mes Vetëvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për ardhmërinë e Kosovës. Tonet janë ngritur edhe më shumë nga deklarata e ministres së jashtme, Donika Gërvalla, që iu referua Ramush Haradinajt si “gjeneral i vetëshpallur”.
“Ua kam hequr maskat edhe tash po iu prishën matematikat, po shohin se nuk e kanë punën mirë. Kuptohet, janë bërë nervoz, por detyra ime është kjo, unë jam opozitarë, ka qenë detyra ime me iu hequr maskat - me ia qit ashtu si janë dhe po e shihni se çfarë janë. Hero janë dëshmorët e ata, për gjeneral, gradën e dytë e kam pikërisht prej NATO-s dhe atë prej një oficeri gjerman, atje ku është rritur kjo zonja, gjeneralit Klaus, ma ka dhënë me dorën e vet”, tha Haradinaj.
(A2 Televizion)