Shkrimtari dhe akademiku i njohur nga Kosova, Rexhep Qosja, në një shkrim të gjatë në Facebook tregon disa nga arsyet se përse do të votojë për Albin Kurtin.
Ai, thekson se kryeministri Albin Kurti, i riktheu sovranitetin Kosovës në veriun e saj si dhe e pastroi atë nga grupet kriminale serbe.
“Votimet e shkurtit 2025 do të jenë hera e dytë kur do ta ushtroj këtë të drejtë. Vetëvendosja me Albin Kurtin Kryeministër ia ktheu sovranitetit të Kosovës dhe e pastroi prej krimit të organizuar të serbëve, në bashkëpunim me disa shqiptarë, që ndodhnin atje”, shkruan Rexhep Qosja, duke hapur kështu një debat në Kosovë për këtë deklarim publik të tijin. (A2 Televizion)