Ndjek "hija" e Lajçak, analistët në Kosovë: Sorensen duhet të jetë i paanshëm

Nga A2 CNN
28 Janar 2025, 21:00 | Politikë

Danezi Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin e përfaqësuesit të posaçëm të unionit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, e cili ka si qëllim arritjen e një marrëveshje finale për normalizim e raporteve.

Por Sorensen e nis detyrën e tij, si i dërguar special me një imazh të paragjykuar nga ish-emisari Lajçak, i cili gjatë mandatit të tij disa herë ishte "akuzuar" për njëanshmëri në dialog.

Ndërtimi i besueshmërisë tek palët është hapi i parë që duhet ta bëjë diplomati, danez tha, Porf. Dashamir Burxolli, në një prononcim për A2CNN. 

Sa i përket besueshmërisë, si hapi i parë thekson, Borxulli është se Sorensen, vjen nga një vend që e ka njohur dhe mbështetur Kosovën, siç është Danimarka, kurse qeveria e re e Kosovës, duhet së pari ta rikthejnë besimin tek partneret".

Fryma artikulues e diplomacisë së Kosovës, ndaj partnerëve është shumë rëndësishme, për të arritur rezultatin në vazhdim të dialogut, thotë analisti Albinot Maloku, "ajo çfarë përfaqëson Sorensen i mbështetur dhe nga BE-ja, janë garanci për të pasur një balancim gjatë negocimit të bisedimeve".

Kurse sa i përket radhës së veprimeve që duhet të bëjnë, për zbatimin marrëveshjeve, Maloku thekson, "se nuk mund të veprohet si pas dëshirave të palëve por, sipas radhës së zbatimit të dakorduar në aneksin e Ohrit të renditura në marrëveshje".

Sorensen do të marrë detyrën më 1 shkurt, me një mandat fillestar prej 13 muajsh. Ai do ta pasojë në këtë pozitë emisarin Mirosllav Lajçak, të cilit i përfundon mandati më 31 janar.

Sorensen ka përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së. Ai është njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkani, kjo do ta ndihmojnë shumë në nisjen e punës, për të ndërtuar raporte të balancuara tek palët, vlerësojnë analistët politikë.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos