Dialogu zhduket nga fushata, Baraliu: Të gjitha palët frikësohen se mund të humbasin votat

Nga Tomorr Avdia
29 Janar 2025, 20:28 | Politikë

Një nga dosjet që do ta presin kryeministrin e ri të Kosovës pas zgjedhjet e 9 shkurtit, do jetë dialogu. Por kjo temë deri më tani është shmangur plotësisht nga liderët e partive, duke shfaqur qartë frikën e humbjes së votave.

Profesori Mazllum Baraliu, thotë për A2CNN se kushdo që do të drejtojë qeverinë e ardhshme do të përballet me kërkesën për të zbatuar marrëveshjet me Serbinë dhe sidomos kërkesën për të ecur përpara me formimin e Asociacionit.

Ajo çfarë nuk duhet pranuar nga qeveria e re thekson eksperti i të drejtës kushtetuese, është që dialogu të vazhdojë me të njëjtën qasje Borrell-Lajçak.

Në tetor të vitit 2023, BE-ja ua dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia e mbështetën atë. BE-ja dhe SHBA-ja i kanë bërë thirrje vazhdimisht Kosovës që ta dërgojë këtë draft-statut në Gjykatën Kushtetuese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos