“Kosova të përgatisë rezolutën kundër Serbisë”, Shkodra: Ndërkombëtarët po i kthejnë borxhin Bosnjes

Nga A2 CNN
23 Maj 2024, 23:14 | Politikë

Ish-zv ministri i Brendshëm i Kosovës, Selam Shkodra ishte i ftuar në Ditarin me Andi Nurajn ku foli pas votimit të fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB që njohu gjenocidin serb në Bosnje.

Sipas Shkodrës, bashkësia ndërkombëtare tashmë po i kthen borxhin popullit boshnjak, teksa shtoi se me miratimin e kësaj rezolute i hapet rruga dhe Kosovës që të bëjë diçka të tillë.

“Me 84 vota pro Asambleja e OKB njohu gjenocidin ndaj popullatës myslimane në Bosnje, ku në pak ditë u vranë 8300 njerëz. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare po i kthen një borxh popullatës boshnjake pasi në të kaluar dhe me lejen dhe praninë e saj, lejoi të kryhej ky gjenocid dhe tani po përfundon ky proces në një fitore për viktimat e këtij gjenocidi. Sa i përket impaktit që do të ketë në rajon. Ju e keni parë që Vuçiç ka qenë aktiv që të parandaloj këtë rezolutë, por nuk ia arriti. Edhe Kosova i është nënshtruar një gjenocidi të tillë. Kemi parë që qeveritarët që kanë thënë që do të ngrenë padi për gjenocid ndaj Serbisë dhe mendojë që është hapur që institucionet ta bëjnë një gjë të tillë me qëllim që Serbia ta ketë të qartë që është një shtet me histori gjenocidial”, tha mes të tjerash ish-zv.ministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos