''Vuçiç bashkëpunon me Iranin e Rusinë’, Kurti: Armatosja e Serbisë tregon se ajo synon përshkallëzim

Nga Rosalba Bejdo
23 Maj 2024, 15:06 | Politikë

Shqetësimin për armatosjen e Serbisë, kryeministri Albin Kurti e ka çuar në konferencën e mbrojtjes në Londër.  Në fjalën e tij, shefi i ekzekutivit të Kosovës paralajmëroi së armatimi i madh i shtetit fqinj dëshmon qëllimet  për përshkallëzimin e situatës në rajon.

“Teksa Republika e Kosovës  bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE-në, Serbia intensifikon bashkëpunimin me Rusinë, Kinën dhe Iranin” deklaroi Kurti.

Ai përmendi raportin e publikuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, që tregon se 87 për qind e kosovarëve, mbështesin politikën pro BE-së dhe pro perëndimit. Në një postim në rrjetin social X, Kurti tha se është kënaqësi të diskutojë në Londër për sigurinë në rajonin e Ballkanit dhe Europës. 

“Fola për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, si dhe për kërcënimin akut që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës, Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, shprehet Kurti në postimin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos