Takimi i asamblesë së NATO-s, Kosova do ta demaskojë me fakte propagandën serbe

Nga Tomorr Avdia
23 Maj 2024, 20:09 | Politikë

Në prag të seancës lidhur me çështjen votimit të premten në Sofje, për anëtarësimin e Kosovës si vend vëzhgues në Asamblenë e NATO-sē, Serbia vazhdon sulmin në shumë fronte për ta penguar, këtë arritje të Kosovës drejtë anëtarësimit në NATO.

Nënkryetari i komisionit të sigurisë në Kuvendin e Kosovës dhe ish-ministri i Mbrojtjes Aanton Quni, thotë për A2CNN, se e tërë kjo fushatë koordinohet kundër, avancimit të shtetit tonë në NATO, e mbështetë nga Moska.

Kolonel Quni thekson se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë punën në bashkëpunim më aleatët që të arrihet qëllimi në takimin e së premtes në Sofje.

Kurse Rashit Qala, anëtar i komisionit të sigurisë dhe ish-drejtori i policisë së Kosovës, thotë për A2 CNN, se duhet punuar shumë me homologet që të demaskohet kjo fushatë e Serbisë.

Asambleja parlamentare e NATO-s është një organizatë ndërqeveritare që bën bashkë ligjvënës nga vendet anëtare dhe gjithashtu shtete partnere, që kanë statusin anëtarë të asociuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos