Letra për draft-statutin e vonuar? Gjermania: Kosova të vepronte para takimit të majit

Nga A2 CNN
16 Maj 2024, 16:58 | Politikë

Letra për draft-statutin e vonuar? Gjermania: Kosova të vepronte para

Kosova duhej ta kishte dërguar draft-statutin për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në gjykatën kushtetuese, para takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Reagimi i Ambasadës për Radion Evropa e Lirë erdhi pasi u bë e ditur se Ministrja për Punët e Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka njoftuar Këshillin e Europës se po përgatit një draft-statut për Asociacionin, të cilin synon që ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit.

“Sipas nesh, dërgimi i draft-statutit në Gjykatën Kushtetuese para takimit të Komitetit do të ishte një hap konkret të cilin ne e kemi kërkuar vazhdimisht. Siç ka thënë ambasadori gjerman Rohde pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: ‘Kosova tani duhet të bëjë punën e vështirë’. Kjo nuk ka ndodhur”, ishte deklarata e ambasadës gjermane në Kosovë.

Gjermania ishte në mesin e shteteve të Këshillit të Evropës që kushtëzuan pranimin e Kosovës në këtë organizatë me themelimin e Asociacionit.

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, thotë se nuk pret që Kosova të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës më 17 maj, ku do të mund të votohej për pranimin e saj në këtë organizatë. Sipas tij, letra për draft statutin erdhi vonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos